Osmani me një video nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Jemi World Governments Summit

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.

Nëpërmjet një videoje ajo ka thënë se kjo vizitë  u bë me ftesën e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një prej miqve më të fuqishëm të shtetit të Kosovës.

“Jemi World Governments Summit  me ftesë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një prej miqve më të fuqishëm të shtetit tonë. Një nga shtetet ë ka dhënë shumë për Kosovën, që nga koha e luftës që vuanim shumë e deri sot që e mbështet Kosovën dhe popullin e saj. Jemi këtu për të takuar shumë lider të botës të cilët poashtu po marrin pjesë në këtë samit të qeverisjes për të bashkëpunuar si mund ta thellojmë më shumë bashkëpunimin tonë dypalësh me këto shtetet. Po ashtu do të kemi mundësi të flasim përgjatë këtij samiti për modelin zhvillimor të Kosovës, për potencialin tonë si shtet, për njerëzit tonë të jashtëzakonshëm dhe si i gjithë ky potencial të shfrytëzohet në mënyrë që është edhe më shumë ta rrisim bashkëpunimin me shtetet mike”, tha ajo.

Të ngjashme