Osmani mirëpret delegacionin nga Emiratet për mbështetje në shëndetësi

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit me Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, javën e kaluar në Abu Dhabi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur delegacionin e lartë të dërguar nga ai.

Siç njofton Osmani, delegacioni erdhi për të diskutuar mbështetje të vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë dhe për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes projekteve që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Së bashku me delegacionin e Emirateve dhe Ministrin Vitia u mirëpritëm nga stafi e menaxhmenti i QKUK, prindër e fëmijë në spitalin e fëmijëve Sheikha Fatima, të ndërtuar nga Emiratet, si dhe vizituam lokacionin ku do të ndërtohet spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë, i cili bazuar në dakordimin tonë paraprak do të bëhet me mbështetje të Emirateve”, shkruhet ndër tjerash në njoftim.

Të ngjashme