Në 26-vjetorin e Masakrës së Makocit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në tubimin përkujtimor për të nderuar kujtimin e 115 viktimave që u masakruan nga forcat serbe në prill të vitit 1999, shkruan Ekonomia Online.
Gjatë fjalimit të saj, Osmani theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimin e viktimave të këtij krimi të rëndë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë.
Ajo shtoi se Masakra e Makocit, ku brenda katër ditësh u vranë qindra shqiptarë të Gollakut, është një nga dëshmitë më të rënda të gjenocidit të kryer ndaj popullit shqiptar.
“Sot të gjithë bashkë qëndrojmë në këtë ditë të shenjtë për të përkujtuar një plagë të thellë në historinë tonë të dhimbshme, jemi këtu për të nderuar e atyre që u masakruan në Makoc. Në këtë vend që mban ende dhimbjen e prillit e vitit 1999, 115 jetë u morën padrejtësisht ashtu siç u morën mijëra të tjerë në Kosovë. Të rënit ishin qindra të vrarët nga Gollaku, Brenda katër ditës”, ka thënë Osmani.
Ajo shtoi se Masakra e Makocit, ku brenda katër ditësh u vranë qindra shqiptarë të Gollakut, është një nga dëshmitë më të rënda të gjenocidit të kryer ndaj popullit shqiptar.
“Ky vend është testament dhe amaneti që na lanë nga dora e serbëve vetëm pse ishin shqiptar dhe e donin lirinë. Ky vend është edhe një dëshmi e një krimi që ende nuk u ndëshkua por nuk do të mbetet pa zë dhe Kosova nuk do të hesht asnjëherë për të vërtetën e saj. Në Makoc dhe fshatrat e tjera nuk u kryesue askush, kjo është barbaria e krimit që kërkonte asgjësimin e qenies sonë në çdo formë”, theksoi ajo.
Presidentja Osmani përfundoi fjalën duke theksuar se drejtësia për viktimat e luftës është një mision i përhershëm i shtetit të Kosovës dhe një detyrim moral ndaj historisë.