Osmani në Singapor, takon Princin William të Uellsit

Prishtinë | 07 Nën 2023 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Singapor. Osmani atje ka takuar sot edhe princin Willaim të Uellsit në kuadër të ceremonisë “Earthshot Prize”.

Siç ka shkruar Osmani, bisedimet janë fokusuar në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor.

Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme