Osmani: Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton dioksid karboni

Prishtinë | 22 Pri 2024 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i ndërmarrjes “Termokos”, Fisnik Osmani, ka thënë se në Prishtinë është eliminuar ndotja e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2, ndërsa ka shtuar se “Termokosi” po i jep kuptim Prishtinës.

Ndërkaq, ka shtuar se ndikimi në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit, konsiderohet, se është shumëfish më i lartë dhe arrin në shifra të pallogaritshme, duke pasur parasysh faktin se aktualisht në rrjetin e ngrohjes janë të kyçur rreth 30 mijë konsumatorë, raporton Ekonomia Online.

“Sipas një përllogaritje të thjeshtë për çdo sezon ngrohës NP “Termokos” nëpërmes furnizimit me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, eliminon ndotjen e ajrit të Prishtinës për afërsisht 135 mijë ton CO2. NP Termokos përgjatë sezonit të fundit ngrohës 2023/2024 ka ekstraktuar nga KEK-u 303.15 GËh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%. Gjatë këtij sezoni ngrohës janë liferuar 270 GËh energji termike tek konsumatorët apo 14.6% më shumë energji, gjë që ka qenë rrjedhojë e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes”, ka thënë Osmani.

Postimi i plotë:

Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2

NP “Termokos” gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 ka zgjeruar rrjetin e ngrohjes edhe për 13.313 njësi banimi, 317 objekte banesore me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00m². Zgjerimi i rrjetit dhe përfshirja në furnizimin me ngrohje për mbi 13 mijë njësi banesore, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë elektrike si dhe eliminimin e nevojës së përdorimit të alternativave tjera ngrohëse, të cilat shkaktojnë ndotjen e ajrit.

Sipas kalkulimeve kjo ka ndikuar, që të zvogëlohet emitimi i dioksidit të karbonit (CO2) për 58.000 ton përgjatë një sezoni ngrohës. Ndërkaq, ndikimi në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit, konsiderohet, se është shumëfish më i lartë dhe arrin në shifra të pallogaritshme, duke pasur parasysh faktin se aktualisht në rrjetin e ngrohjes janë të kyçur rreth 30 mijë konsumatorë.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë për çdo sezon ngrohës NP “Termokos” nëpërmes furnizimit me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, eliminon ndotjen e ajrit të Prishtinës për afërsisht 135 mijë ton CO2.

NP Termokos përgjatë sezonit të fundit ngrohës 2023/2024 ka ekstraktuar nga KEK-u 303.15 GËh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%.

Gjatë këtij sezoni ngrohës janë liferuar 270 GËh energji termike tek konsumatorët apo 14.6% më shumë energji, gjë që ka qenë rrjedhojë e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes.

Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

Të ngjashme