Osmani: Organizimi i Kampionatit Evropian të Xhudos, ngjarje e paharrueshme

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se organizimi i Kampionatit Evropian të Xhudos në Kosovë është rrjedhojë e mirënjohjes ndaj Federatës së Xhudos dhe sukseseve të saj.

“Kjo është mirënjohje për kamionet tona, kampiones së parë olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila është frymëzim për brezat dhe sportistët tanë. Ajo do të mbetet gjithmonë kampione e zemrave tona”, ka thënë Osmani.

“Organizimi i këtij kampionati shërben si platformë për të ndërthurur krenarinë, është ngjarje e paharrueshme për suksesin. Organizim i nivelit të lartë që tregon se kjo federatë nuk është vetëm e zonja të organizojë kampionate të tilla, por edhe të shkëlqej”.

Osmani ka thënë më tej se kjo ngjarje është mundësi për të gjitha federatat e vendeve pjesëmarrëse që ta shohin dhe të njoftohen me Kosovën si shtetin më të ri në Evropë.

Të ngjashme