Osmani përkujton masakrën në Shtuticë: Krim që thërret për drejtësi dhe nuk harrohet

Prishtinë | 30 Pri 2025 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth të Drenasit, ku u vranë barbarisht 275 civilë shqiptarë.

Ajo e quajti këtë ngjarje një nga krimet më të rënda të luftës dhe një plagë që ende kërkon drejtësi.

Presidentja vlerësoi qëndresën e luftëtarëve të UÇK-së, të prirë nga Ilaz Kodra, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

“Qoftë e përjetshme lavdia për dëshmorët dhe kujtimi për martirët e Drenicës”, përfundoi Osmani.

Të ngjashme