Osmani pret në zyre Maqedoncin e Jasharin: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

Prishtinë | 17 Jan 2024 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin.

Osmani ka thënë se Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.
Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.  Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme