“Osmani shkeli normat bazike ndërkombëtare të protokollit”, Nurellari: Presidentët i presin në takim ambasadorët

Prishtinë | 22 Kor 2023 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Shkelje të normave bazike ndërkombëtare të prokollit dhe qesharake, e ka quajtur anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, vizitën që dje Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri në ambasadën e Francës në Prishtinë, ku takoi ambasadorin Olivier Guerot.

Nurellari e quan “skandal” dhe “gafë” këtë vizitë të Osmanit, derisa shtron pyetjen se “Ku është dëgjuar ndonjëherë për ndonjë president që shkon në vizitë te ambasadorët e akredituar në shtetin e tyre!?”.

Postimi i plotë i Nurellarit:

Gafat apo skandalet në diplomaci na janë bërë më të shpeshta se kafja e mëngjesit. Presidentja jonë duket se po eksploron botën e ambasadave në Prishtinë si ndonjë turiste kurioze, duke harruar detajin e vogël – ato janë territor sovran të shteteve të tjera . Kjo shkelje e normave bazike ndërkombëtare të protokollit e bëjnë shtetin e Kosovës të duket qesharak.

Ku është dëgjuar ndonjëherë për ndonjë president që shkon në vizitë te ambasadorët e akredituar në shtetin e tyre!? Presidentët janë ata që ftojë e presin në takim ambasadorët ,e jo ata që vizitojnë ambasadat.

Të ngjashme