Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores, Shirine Morina. E para e vendit thotë se teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar. “Teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun”, shkroi Osmani. Tutje ajo thekson se Shirine […]
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shirine Morinës: Teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores, Shirine Morina.
E para e vendit thotë se teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar.
“Teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun”, shkroi Osmani.
Tutje ajo thekson se Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive.
“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!”.
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.











