Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ish-deputeten Jeta Statovci, e cila ditë më parë u bë nënë për herë të parë.
Statovci ka sjellë në jetë një djalë, të cilin së bashku me bashkëshortin e kanë pagëzuar me emrin Det. Lajmin për lindjen e tij ajo e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, ku publikoi edhe fotografi nga spitali.
Në një postim emocionues, ish-deputetja ndau gëzimin për ardhjen në jetë të djalit të saj, duke i uruar atij një jetë të lumtur e plot dashuri.
Takimi i Vjosa Osmanit me Jeta Statovcin vjen në këtë periudhë të veçantë për familjen e ish-deputetes.