Kandidatja për presidente nga Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka thënë se me anë të votës në zgjedhje ndëshkohet një model qeverisës si dhe hapet një kapitull i ri politik. Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se më 14 shkurt me kurajo, guxim e me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër “Në […]
Osmani thotë se me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Kandidatja për presidente nga Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka thënë se me anë të votës në zgjedhje ndëshkohet një model qeverisës si dhe hapet një kapitull i ri politik.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se më 14 shkurt me kurajo, guxim e me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër
“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar ajo.











