Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani uron Donald Trump: Falenderoi SHBA-në për mbështetjen historike ndaj Kosovës

Osmani uron Donald Trump: Falenderoi SHBA-në për mbështetjen historike ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për betimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Ekonomia Online. Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se fitorja e Trumpit pasqyron besimin e thellë të popullit amerikan në udhëheqësinë dhe vizionin e tij për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për betimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Ekonomia Online.

Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se fitorja e Trumpit pasqyron besimin e thellë të popullit amerikan në udhëheqësinë dhe vizionin e tij për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, vlera që lidhin ngushtë dy vendet.

Ajo falënderoi SHBA-në për mbështetjen historike ndaj Kosovës, duke nënvizuar se angazhimi i Amerikës ka shpëtuar popullin kosovar dhe ka kontribuar në krijimin e një shteti të pavarur dhe të qëndrueshëm.

Tutje, ajo shtoi se Kosova mbetet kombi më pro-amerikan në botë, dhe është e gatshme të vazhdojë të forcojë partneritetin me SHBA-në për të mirën e popullit dhe brezave të ardhshëm.

Congratulations to President @realDonaldTrump on swearing-in as the 47th President of the United States of America.

Kosovo stands ready to work with you, Vice President @JDVance, and your administration to strengthen our special relationship, promote our shared values of… pic.twitter.com/tWJ4Ab8aCE

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 20, 2025

Të ngjashme