OVL përkrah marshin për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 13:00 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatorët e platformës “Liria ka emër”, kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së. Qëllim i kësaj vizite ishte kërkesa për ta përkrahur marshin solidarizues në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, raporton Ekonomia Online.

Ushtrues detyre i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se si organizatë do ta përkrahin këtë marsh, pasi e konsiderojnë se në Hagë nuk ka drejtësi por padrejtësi.

“Kishim një takim me platformën ‘Liria ka emër’, të cilët e organizojnë marsh për drejtësi në mbëstetje të shokëve tanë që i kemi në Hagë, sepse atje siç e dini edhe ju kanë ndodh shpesh herë padrejtësi dhe marshi ka kuptim që ajo padrejtësi të vije në vend dhe të bëhet drejtësi, për shkak se krerët e UÇK-së dhe ish-luftëtarët e tyre në shumë raste u kanë mohuar shumë të drejta dhe atje nuk po gjykohen si individë por atje po është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Klinaku.

Klinaku tha se si OVL do të përkrahin dhe do të bëjnë thirrje edhe qytetarëve që të marrin pjesë në këtë marsh, pasi siç tha ai është marsh për drejtësi.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër” Ismail Tasholli, falënderoi organizatën e veteranëve për përkrahjen në marshin që mbahet të dielën më 2 prill, në Prishtinë.

“Ishte shumë e rëndësishme që të ndodhemi sot këtu, te shoqata e dala nga lufta sepse këta janë trashëgimia praktike dhe simbolike e një të kaluarës shumë të dinjitetshme. Ne kemi has në mbështetje të plotë në kuptimin e bashkëngjitjes së marshimit që e kemi organizuar dhe kemi hasur në mirëkuptim dhe shpresojmë që edhe komunitetet tjera të caktuara të jenë pjesë e këtij marshi që për qëllim ka drejtësinë”, tha Tasholli.

Të ngjashme