Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mëngjes ka pranuar në zyrat e saj një pako me 4000 dosje nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati ka thënë se nuk e dinë përmbajtjen e tyre.
“Në ora 9 e 15 të mëngjesit ka ardhur një paketë në organizatë që nuk e dimë ka ardhur. Në këtë paketë janë 4000 dosje të Gjykatës Speciale. Çka jonë dhe çka ka nuk e dimë”, ka thënë ai.
Nasim Haradinaj ka thënë se janë befasuar me këto dosje. Ndërsa ka thënë se ata që e kanë votuar këtë gjykatë janë faqezi.
“ Ne jemi befasuar për të mirë sepse po dëshmon se qeveria dhe ata që e kanë votua këtë Gjykatë janë faqezi dhe më të dëmshëm që nuk ia donë të mirën Kosovës, sepse të arsyetosh një gjykatëme emrat e ndërkombëtarëve kanë dëmtua Kosovës dhe po dëmtojnë Kosovën”.
” Çka është më e keqja këto janë emrat e dëshmitarëve që ata thonë se i kemi në mbrojtje. Ku është logjika e mbrojtjes së dëshmitarëve përderisa emrat e tyre sekret e ka datën vendin ku është marrë në pyetje”.
Tutje, ai tha se ka thirrje të shefit të policisë në Prizren. Kanë bashkëpunuar edhe me njerëz të mbrojtjes civile të Millosheviqit.
Ai shtroi pyetjen se cila është arsyeja që deputet dhe presidenti ynë del e fton për vazhdimin e gjykatës që i ka kaluar afati.
“OVL e UCK-së është për zbulimin e krimeve, por këta janë duke punuar në ndihëm e Millosheviqit”.
Haradinaj tha se do t’ia dorëzojnë prokurorisë kopjen e kësaj pakete dhe parlamentarëve.
Sipas tij, kjo gjykatë është mbi baza politike.