Michael Owen ka thënë se ka ikur drejt Manchester United në vitin 2009 pasi Karim Benzema kishte zgjedhur Real Madridin.
Në një intervistë për Canal Plus ai e ka shpjeguar se si arriti marrëveshje me Manchester Unitedin kur trajner ishte Alex Ferguson.
“Ferguson më tha se është duke shikuar ta blej Benzeman, dhe unë mund të nënshkruaja për Manchester Unitedin nëse ai nuk vjen, gjë që ndodhi”.
“I jam mirënjohës Benzemas që shkoi te Real Madridi, pasi unë nuk do të kisha luajtur për Manchester Unitedin”, ka thënë Owen.
Sulmuesi anglez kishte kaluar nga Newcalte te Manchester United ku qëndroi për tri sezone.
Ai nuk luajti edhe aq shumë pasi në tri sezone zhvilloi vetëm 31 ndeshje ku shënoi pesë herë.