Pa furnizim të rregullt me ujë në një pjesë të Vushtrrisë, shkak defekti në rrjet

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri mund të shkaktojë ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me ujë për konsumatorët e kësaj zone.

Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se, për shkak të punimeve në një segment të rrugës kryesore, qarkullimi i automjeteve në këtë zonë mund të jetë i vështirësuar përkohësisht.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve.

Të ngjashme