Pacientët mbajnë në mend operacionin nën anestezion total

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 16:41 | Nga

Njerëzit janë pjesërisht të vetëdijshëm përderisa janë në anestezion total, ka treguar një studim i ri.

Gjysma e personave të cilëve u është administruar anestezioni mund të zgjohen me një dridhje të lehtë apo një britmë, përderisa 42% prej personave nën anestezion të përgjithshëm mund të zgjohen tërësisht dhe të jenë të vetëdijshëm.

Edhe pse janë të paaftë që të ndjejnë dhimbje gjatë operacionit, truri i tyre mban shënime për atë se çka ndodh përreth tyre, në veçanti në qoftë se dëgjojnë zhurma brengosëse.

Disa prej pacientëve madje janë të aftë të kujtojnë pjesë të operacionit, ndonëse të turbullta.

Autori i studimit, Antti Revonsuo nga Universiteti Turku në Finlandë ka thënë se pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në studim kanë shfaqur eksperienca si në ëndrra që shpesh janë përzier me realitetin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme