Pacolli: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pacolli ka thënë se me Lajçak kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Lajçak gjatë këtyre ditëve ka biseduar edhe me liderët tjerë politikë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme