Ministri i porsazgjedhur i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pranon sot zyrtarisht detyrën në këtë post.
Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet sot nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim, Emanuel Demaj, tek Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ardhje Behgjet Pacolli.
Po sot, ministrja e deritanishme, e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i dorëzon detyrën ministrit të porsazgjedhur Abelard Tahirit.