Pacolli e VV tregon se çka i detyron bankat komerciale rregullorja e re e BQK

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e VV, Fitore Pacolli, ka treguar për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se kjo rregullore iu mundëson qytetarëve që llogaritë aktuale t`i konvertojnë në xhirollogari pagese me shërbime bazike.

Sipas saj, rregullorja e re i detyron bankat komerciale në Kosovë të ofrojnë xhirollogari me shërbime bazike pa pagesë ose me kosto minimale.

“Nëse nuk i përdorë shërbimet bankare shtesë nuk ke pse të paguash për to. Tani me rregulloren e re të BQK-së keni të drejtë të konvertoni llogarinë aktuale në xhirollogari pagese me shërbime bazike. Rregullorja e re detyron bankat komerciale në Kosovë të ofrojnë xhirollogari me shërbime bazike pa pagesë ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 centë për muaj për qytetarët”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme