Pacolli: Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së, ka thënë Erdogan është një mik dhe alet i madh i Kosovës.

Ish-ministri i Jashtëm, Pacolli përmes një postimi në Facebook, ku së bashku me Thaçin janë pritur nga presidenti i Turqisë,  ka shkruar se Erdogan ka merita edhe për disa njohje që i kanë ardhur Kosovës.

“Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan. Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës. Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm”, ka shkruar Pacolli.

Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan….

Gepostet von Behgjet Pacolli am Sonntag, 20. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme