Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se lumi Erenik në Junik do të jetë lumi i parë në Kosovë që do të rehabilitohet tërësisht përmes Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë (Nature-Based Solutions), duke u çliruar nga betonizimi.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Ministria do të financojë dhe realizojë plotësisht këtë projekt model, ndërsa pas takimit me kryetarin e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, janë dakorduar hapat për zbatimin e tij.

 Pacolli shtoi se se qasja e re do të jetë projektimi në harmoni me natyrën, e jo kundër saj.

Të ngjashme