Qëndrimin e LDK-së për të mos hyrë ne koalicion me VV-në, e ka injoruar ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, derisa është marrë me deputeten e AAK-së, Time Kadriaj. Pacolli në një postim në FB ka shkruar: Zakonisht, njerëzve që nuk konsumojnë substanca narkotike as që u shkon mendja të testohen. […]
Pacolli-Kadriajt: Shkon vullnetarisht në laborator për t’ia dëshmuar vetes se nuk është përdoruese e lëndëve narkotike

Qëndrimin e LDK-së për të mos hyrë ne koalicion me VV-në, e ka injoruar ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, derisa është marrë me deputeten e AAK-së, Time Kadriaj.
Pacolli në një postim në FB ka shkruar:
Zakonisht, njerëzve që nuk konsumojnë substanca narkotike as që u shkon mendja të testohen. Por, ka edhe si Time Kadriaj që shkojnë vullnetarisht në laborator, thjesht për t’ia dëshmuar vetes se nuk janë përdorues.
Ky qenka një nivel i ri i zhvillimit njerëzor. Kjo situatë tejkalon çdo absurditet politik. Megjithatë, në raste të tilla, vështirë se laboratori ndihmon.

















