Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, iu është drejtuar votuesve dhe anëtarëve të AKR-së pas rezultateve të zgjedhjeve për kryetar në Drenas.
“Me shumë punë dhe mund, AKR-ja katërfishoi rezultatin në Drenas, komunë që deri sot ishte komunë e vështirë për AKR-në”, ka shkruar Pacolli në faqen e tij në Facebook.
Ai ka shprehur keqardhjen që AKR-ja nuk arriti të marrë mbështetjen e qytetarëve dhe të implementojë programin e vet, në të mirë të komunitetit. “Sidoqoftë, unë dhe AKR do të qëndrojmë afër qytetarëve për t’u munduar që t’iu ofrojmë një perspektivë tjetër këtyre qytetarëve të mrekullueshëm”.
“AKR-ja do të rrugëtojë krah për krah me qytetarët e Drenasit. Një falënderim i madh u shkon të gjithë atyre që me punë dinjitoze ishin në mbështetje të AKR-së dhe gjithë votuesve që na besuan”, ka theksuar lideri i AKR-së.