Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi, ka përfytyruar ditën kur Kosova të bëhet anëtarja e 194-të e OKB-së.
“Mendja ma thotë dhe zemra më rrah, që flamuri i Republikës së Kosovës do të valojë dhe shkëlqejë, në njërën nga këto shtiza. Dita, kur shteti ynë do të jetë anëtari i 194-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara duket më e afërt se kurrë.
Kosova e meriton vendin e saj në mesin e kombeve të lira sepse në ekzistencën e saj gati dhjetëvjeçare ka dëshmuar se është shtet – paqedashës dhe ka forcuar stabilitetin rajonal”, ka shkruar Pacolli.