Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, thotë se Kosova fuqishëm hyn në agjendën dhe planet e Presidentit Trump.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se në raportin e Sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, mund të shihet vendosmëria e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Të dashur miq
Ashtu siç ju kam thënë, Kosova mund të ndihet komode me Presidentin e ri të ShBA Donald Trump.
Siç mund ta shihni edhe në raportin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, Kosova fuqishëm hyn në agjendën dhe planet e Presidentit Trump. Madje në këtë raport mund ta shihni vendosmërinë e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt. Presidenti Trump do të sjell efekte pozitive edhe në krijimin e mundesive që Kosova të drejtohet nga një qeveri profesionale, konkrete, qeveri e rezultateve e qeveri e pakorruptuar.
Po e ripërsëris edhe njëherë: Donald Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të SHBA dhe do të sjellë shpresë për vendet tjera të botës” (sic.), ka shkruar Pacolli.