Pacolli: Kosova nuk ka shënuar progres në asnjë prej fushave kryesore të raportit

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 12:44 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fitore  Pacolli-Dalipi në emër të GP të LVV-së, sa i përket raportit të Komisionit Evropian për Kosovën tha se ministrja Hoxha ka tendencë të paraqes diçka pozitive nga raporti, por që, sipas saj, Kosova nuk ka shënuar progres në asnjë prej fushave kryesore, raporton Ekonomia Online.

“Ky raport i vendit që ishte quajtur raporti i progresit, emri që i përshtatet më së shumti sot është raport i regresit i cili paraqet shumë çështje që të gjitha qeveritë kanë dështuar të japin rezultate”.

“Sistemi i drejtësisë në të gjitha raportet theksohet se është bërë pak progres. Raporti konstaton se korrupsioni mbetet i përhapur në shumë sfera dhe mbetet problem serioz”.

Pacolli tha se edhepse ministrja Hoxha mundohet të gjejë diçka pozitive në këtë raport, në asnjë faqe të raportit nuk thuhet se Kosova ka progres në fushën e ekonomisë, raporton EO.

Të ngjashme