Pacolli me punëtorë pastrojnë rrugët e fshatit Marec

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, së bashku me një grup punëtorësh kanë pastruar mbeturinat në rrugët e fshatit Marec.

Teksa ka njoftuar për këtë aksion, Pacolli ka apeluar për ruajtjen e natyrës.

Postimi i plotë i tij:

Sot me një grup punëtorësh të devotshëm të udhëhequr nga Ismail Mulolli (të cilët janë duke bërë punë ndërtimi vendlindjen time në Marec) murem një iniciativë për pastrimin e rrugës dhe hapësirave përreth (përndryshe i tejmbushur me mbeturina) nga Prekoci në Krilevë (28 KM). Është e frikshme sa mbetje janë mbledhur! Unë apeloj për ruajtjen e natyrës, ruajtjen e maleve dhe pastrimin dhe hapjen e shtretërve të lumenjve. Ruaje Kosovën … kopshtin që na ka dhënë Zoti.

Të ngjashme