Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se ndërhyrja humanitare e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s në Kosovë, më 24 mars 1999 për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullit të Kosovës nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe ishte njëra nga të arriturat më të mëdha të kësaj organizate në gati 70 vjet të ekzistencës së tyre.
“Ajo i ndihmoi rendit dhe rregullit ndërkombëtar për zhvillimin e parimit themeltar të përgjegjësisë për të mbrojtur dhe ishte një mesazh i fuqishëm se diktatorët nuk mund të fshihen prapa sovranitetit për të kryer krime lufte. Me intervenimin e saj në Kosovë, NATO-ja i dha frymë lirisë dhe shpresë jetës”, ka shkruar ai në Facebook.