Pacolli nga Armenia: Sot pritet konfirmimi për avancimin e statusit të Kosovës

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli bashkë me presidentin i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po qëndrojnë në Jerevan të Armenisë të cilët po marrin pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë, që sot fillon punimet në nivel presidentësh dhe të ministrave të jashtëm që mbahet më 11 dhe 12 tetor 2018.

Kryediplomati Pacolli ka thënë se në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate është konfirmuar kërkesa e Kosovës për avancimin e statusit të Kosovës, nga anëtarë vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë dhe se sot pritet vetëm konfirmimi.

Gjatë qëndrimit në Jerevan të Armenisë ministri Pacolli ka zhvilluar takime me liderë të vendeve frankofone dhe vendeve të tjera dhe ka kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive është instanca më e lartë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku Republika e Kosovës është anëtare vëzhguese që nga viti 2014 ndërsa sot pritet të avancohet nga anëtarë vëzhgues në atë të asocuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme