Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka ngritur padi ndaj ish-gazetares Arbana Xharra për siç ka thënë ai për shpifjet që anëtarja e PDK-së i ka bërë ndaj tij nëpërmjet disa publikimeve në rrjetet sociale.
Lajmin për ngritjen e padisë, Pacolli e bëri të ditur përmes rrjetit social “Facebook”.
“Siç edhe kam paralajmëruar, sot kam ngritur padi ndaj Arbana Xharrës e cila me disa publikime në rrjetet sociale ka shpifur ndaj meje. Padia ime është ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit që i është bërë personalitetit, nderit dhe moralit tim. Rr.P”, ka shkruan Pacolli në Facebook.