Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Principatën e Lihtenshtajnit.
Gjatë kësaj vizite, ai do të pritet nga Ministrja për Punë të Jashtme, Drejtësi dhe Kulturë, Aurelia Frick.
Më pas, kryediplomati kosovar do të vazhdojë vizitën e tij në Konfederatën zvicerane, ku do të pritet nga Shef i Departamentit për Pune të Jashtme, Ignazo Cassis.