Kreu i AKR-së dhe pronari i “Mabetex”, Behgjet Pacolli, ka shkruar përsëri për situatën në Kazakistan dhe për situatën me punëtorët e kompanisë së tij atje pas trazirave që kanë shpërthyer atje.
Pacolli ka thënë se gjithçka është në rregull dhe se janë rikthyer punë, derisa ka treguar se deri tani asnjë punëtorë s’ka kërkuar që të kthehet në vendlindje.
“Sipas informatês së radhës, të gjitha Strukturat Menaxhuese dhe Logjistike të Mabetex Group në Kazakistan nga sot kanë filluar zbatimin e përgjegjësive dhe punimeve sipas orarit dhe planit të përcaktuar. Jeta dhe puna në të gjithë kantierët e Kompanisë po zhvillohet normalisht. Siguria e punëtorëve është në nivel.
Deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë kërkese nga asnjë bashkëpunëtor që donte të linte punën dhe të kthehej në vendlindje”, ka shkruar Pacolli.
“Mabetexi menjëherë zbaton çdo kërkesë eventuale, në harmoni me masat anticovid për kthim në vendlindje te cilit do që e konsideron këtë opcion”, ka theksuar tutje.