Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmeve të rreme të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale ditët e fundit lidhur me të.
Portali me emrin ‘bota.live’ ka publikuar një lajm të rremë me titullin ‘Pacolli blen 100 mijë vaksina: Kush më voton e merr vaksinën falas’.
Por përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka bërë thirrje tek qytetarët që të mos i besojnë këtyre lajmeve pasi që nuk ka asgjë të vërtetë, shkruan Reporteri.net.
Ky është postimi i plotë i Pacollit:
Ky “portal”, nëse është i tillë, boton lajme të rreme, mos u besoni këtyre gënjeshtrave të trilluara kush e di se ku dhe për çfarë arsye.
Nuk ka asgjë të vërtetë,