Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi për ku është nisur sot pas përfundimit të vizitës në Itali.
“Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi, ku do të marrë pjesë në konferencën e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila do të mbahet në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka me 5 dhe 6 maj, 2018”, thuhet në njoftimin për media.
Në margjina të kësaj konference, kryediplomati kosovar do të zhvillojë takime me ministra të jashtëm të shteteve që e kanë njohur dhe atyre që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Pas pjesëmarrjes në këtë konferencë, ministri i Jashtëm, Pacolli, do të vizitojë edhe disa shtete të tjera në këtë kontinent.
Organizata për Bashkëpunim Islamik i ka 57 shtete anëtare.