Pacolli takohet në Bruksel me Mogherinin

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 08:49 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli do të takohet sot në Bruksel me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Kryediplomati kosovar gjatë qëndrimit atje është takuar me komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, kryesuesin e Delegacionit për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tonino Piculla dhe raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, Tanja Fajon.

Pas takimit me këtë të fundit, shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se pret që brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.

Të ngjashme