Pacolli takon invalidët e luftës, u premton kushte më të mira

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 12:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Selim Pacolli, kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës nga Alenaca Kosova e Re (AKR), zhvilloi takim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dega në Prishtinë.

Sylë Vitia, kryetar i kësaj shoqate, shprehi pakënaqësitë e tij për mosmbështetjen e komunës për këtë shoqatë.

“Duhet të bëhen lirim nga taksat për invalidët, mbështetje për banim, duhet të bëhet shënimi i datave të rëndësishme të UÇK-së”, tha Vitia.

Vitia ka thënë se kanë kërkuar takim me kryetarin Ahmeti, por ky i fundit i ka injoruar.

“Kemi kërkuar të takohemi me kryetarin ku nga kryetari aktual jemi injoruar, është e pa imagjinueshme si jemi injoruar. Kërkojmë trajtim dinjitoz, dhe zgjidhjen e problemeve si invalid të luftës”, theksoi Vitia, raporton EkonomiaOnline.

Më tej ai ka përmendur Pacollit  kohën kur ishte pjesë e UÇK-së, duke thënë se përfaqëson vlerat e luftës, pikërisht falë Pacollit.

“Është nder i veçantë që një luftëtar si ju z.Pacolli të bëhet kryetar i Prishtinës, falë  jush unë përfaqësojë vlerat siç duhet sot”, tha ai.

Ndërsa kandidati për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, u ka premtuar mbështetje të plotë për të gjithë invalidët e luftës.

“Në Kolovicë janë ndërtuar disa banesa për invalidët dhe veteranët e luftës , pse ata të mos jenë në qendër të qytetit por janë vendosur atje. Unë jam pran jush, do të keni një mbështetje në komunën e Prishtinës, do të ketë zyrë permanente për t’i mbrojtur interesat e shokëve tonë të luftës”, tha në fund Pacolli.

“Do të vazhdojë për ti mbrojtë interesat e kësaj kategorie që sot janë duke u abuzuar, siç e përmendi Syla që kanë kaluar katër vite që nuk kanë pas rastin ta takojnë kryetarin aktual të Prishtinës, une i premtoj që do jem krah i tyre dhe do jem zëri i tyre në komunën e Prishtinës”, u shpreh Pacolli.

Të ngjashme