Pacolli takon shefen e UNDP-së në Kosovë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme  Behgjet Pacolli, ka pritur në takim shefen e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Gjatë këtij takimit është biseduar për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të UNDP-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Me këtë rast, kryediplomati kosovar e ka falënderuar, Roccasalvon, për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja Ministrisë së Punëve të Jashtme, në çështje të ndryshme, përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme