Ekonomia Online
FUNDIT

Pacolli thotë se do të punojë shumë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik

Pacolli thotë se do të punojë shumë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik

Pika e fundit e rendit të ditës së seancës së djeshme maratonike, e nisur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, ajo për shqyrtimin e Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​, ka kaluar me 80 vota për, 2 kundër 3 abstenime. Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përmes Facebookut, ka thënë se Mitrovica po shkon drejtë […]

Pika e fundit e rendit të ditës së seancës së djeshme maratonike, e nisur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, ajo për shqyrtimin e Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​, ka kaluar me 80 vota për, 2 kundër 3 abstenime.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përmes Facebookut, ka thënë se Mitrovica po shkon drejtë zhvillimit të sigurt ekonomik.

“Në orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do t’i hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik. Me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20 vjeçar i këtij aseti strategjik”, ka shkruar Pacolli.

Tutje, sipas Pacollit, tash është me rëndësi që së bashku të punohet intensivisht në zhvillimin e kësaj ndërmarrje.

“Unë do të sigurohem që të punoj ngushtë me Ministrin Lluka për të përshpejtuar proceset zhvillimore në mënyrë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon. Përgëzoj Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që vie nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, për punën e palodhshme deri në përfundim të këtij procesi. Urime Minatorë! Urime Kryetar Bahtiri! Urime tërë Kosovës!”, ka përfunduar Pacolli.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting
Image may contain: one or more people and people standing

Të ngjashme