Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vendosur mos ta votoj Fehmi Kupinën e LDK-së për kryesues të Kuvendit Komunalë të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur ish-nënkryetari i Prishtinës nga kjo parti, Selim Pacolli.
“Asamblistët e AKR-së, nuk do ta votojnë të propozuarin e LDK-së për kryesueses të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupunën, pa një marrëveshje koalicioni të nënshkruar”, ka thënë shkurt Pacolli, për frontonline.
Kupina, ka dështuar që të zgjidhet kryesues në rundin e parë dhe të dytë të votimit, pasi që mori vetëm 25 vota.
Për t’u zgjedhur kryesues atij i duhen 26 vota.
Afati i fundit për të zgjedhur kryeasamblistin në Prishtinë është 6 janari. Ndryshe kryeqyteti shkon në zgjedhje të reja lokale për Asamble.