Pacolli, uron Uruguajin për 193 vjetorin e Pavarësisë, i bën thirrje për njohje pas përmbushjes së kritereve të Montevideos

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 12:57 | Nga

Me rastin e shënimit të 193 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së shtetit të Uruguajit, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar udhëheqësit e Institucioneve të këtij shteti dhe popullin e Uruguajit, duke i bërë thirrje që të ri-shqyrtojnë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, pasi që shteti i ri tashmë plotëson kriteret e shtet-formimit të vendosura dhe të nënshkruara pikërisht në kryeqytetin e këtij shteti, Montevideo.

“Në emër të Institucioneve dhe popullit të Kosovës dëshiroj t’i përcjellë urimet më të mira përfaqësuesve të shtetit dhe popullit të Uruguajit, duke i dëshiruar stabilitet afatgjatë, paqe të qëndrueshme dhe mirëqenie të vazhdueshme”.

“Përderisa Kosova mbushi dhjetë vite si shtet i pavarur dhe sovran dhe i përmbushi plotësisht kriteret e shtet-formimit të vendosura dhe të nënshkruara pikërisht në kryeqytetin e këtij shteti –Montevideo nëpërmjet Konventës së Montevideos mbi të Drejtat dhe Detyrat e shteteve (1933) është e drejtë e jona legjitime, që t’i bëjmë thirrje edhe njëherë Uruguajit dhe të gjitha shteteve tjera nënshkruese të kësaj Konvente, që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Duke ndërmarrë këtë veprim ato do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit rajonal e evropian në veçanti dhe së Drejtës Ndërkombëtare në përgjithësi”, ka thënë Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme