Në vazhdim të turneut të tij diplomatik ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe me qëllimin e rritjes së mbështetjes ndërkombëtare ndaj Kosovës, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë një-ditore në Mbretërinë e Suedisë.
Gjatë kësaj vizite, kreu i diplomacisë kosovare fillimisht do të takojënë një takim dypalësh dhe më pas do të ketë një drekë pune me homologen e tij nga ky shtet, Ministren e Jashtme, Margot Wallström, për të vazhduar takimin e radhës me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, UlrikaModéer.
Në orët e pasdites, Ministri i Jashtëm Pacolli do të takohet edhe me përfaqësues nga Parlamenti suedez (Riksdag), respektivisht, Grupin e Miqësisë Suedi –Kosovë.
Suedia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që nga shpallja e pavarësisë sëKosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dyja vendet kanë arritur që të zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumëfronte.
Si vend mik dhe partner i Kosovës shteti suedez në vazhdimësi ka mbështetur konsolidimin e shtetit të Kosovës në nivelin e brendshëm ashtu si edhe integrimin e tij në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve.