Padi penale kundër disa gjykatësve në Maqedoni

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 15:43 | Nga

Shoqata “Zelena Lupa” nesër para Gjykatës Themelore Shkupi 1, përmes kryetarit të saj, Vane Cvetanov, do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën do të informojë për iniciativat e reja të dorëzuara në Këshillin për vërtetimin e fakteve kundër gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë.

Iniciativat do të dorëzohen për “punë të papërgjegjëshme” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak të vendimeve të tyre në kohën kur kanë pasur lëndë të caktuara.

“Zelena Lupa” tanimë ka ngritur padi penale kundër gjykatësve të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë, për vendimin për lejimin e shkallës së dytë të procedurës për paraburgimet e Goran Grujoskit dhe Nikolla Boshkovskit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme