Paga minimale në sektorin privat s’rritet automatikisht me vendim të Qeverisë…

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 22:01 | Nga Muhamet Spahiu

Paga minimale në sektor privat nuk ngritet automatikisht me vendime të Qeverisë, as me vullnetin e dy bizneseve, por me një sërë masash ekonomike që e kanë efektin zinxhir.

Këto masa kanë të bëjnë me reformimin ligjor dhe institucional të administratës shtetërore, përmirësimit të kushteve të biznesit, shpërndarjes së buxhetit me koncepte të krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit etj., të cilat marrin kohë me vite.

Andaj lëreni folklorin politik, sepse për sektorin privat dhe të punësuarit në sektor privat është “mbushë kupa”. Për rrjedhojë, në këtë sektor nuk bëhet fjalë vetëm për pagën minimale, por për të drejtat edhe më elementare të punës.

Të krijosh “marrëdhënie me publikun” përmes propagandës politike është bërë më shumë se e zakonshme, është bërë normalitet, fatkeqësisht!

Mirëpo amoraliteti politik duhet të ketë një kufi. Dhe kufiri duhet të jetë aty ku të drejtat elementare njerëzore vazhdimisht shkelen si pasojë e paaftësisë së veprimit të ligjit tash e sa kohë.

Për Qeverinë: Sa jep deklarata që s’kanë asnjë efekt merr naj masë që vërtet ka ndikim.

Të ngjashme