Pagat dhe ekonomia nuk do të rriten gjatë

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 21:46 | Nga Shenoll Muharremi

Sot janë publikuar të dhënat e fundit të inflacionit për qershor. Këto të dhëna lidhen direkt me mirëqenien dhe ekonominë e vendit. Qaty shifet sa na ka humbe fuqia blerëse dhe vlera e pagave dhe parave e kursimeve tona. 22.5% perimet janë më shtrenjt, tha raporti. Normat e interesit të kredive mvarem saktësisht nga këto të dhëna. Para disa ditësh janë rritë normat. Njerezit, familjet e bizneset u varfëruan.

Inflacioni e shkatërron ekonominë, normat e larta të interesit e ngadalsojnë dhe mund ta fusin në recesion ekonominë. Qeveritë në vende normale bien e ngriten mvarsisht nga këto të dhëna dhe veprimet e mosveprimet e tyre. Asnjë, bash asnjë reagim se kam lexuar, parë e dëgjuar në Kosovë sot lidhur me këtë raport me rëndësi. Asnjë qeveritar, asnje deputet, asnjë anëtarë partie, asnjë gazetar, asnjë opinionist. Askush nuk foli. Thujase jetojmë në Neptun e jo në Kosovë. Më bëhen kinse folin për veri e patriotizëm, por jane totalisht të interesuar për familjen e njeriun, buxhetin e shtëpisë.

Ekonomia jonë nuk do të rregullohet edhe gjatë. Pagat nuk do të rriten. Rinia do vazhdoj të dal jashtë. Niveli i qeverisjes dhe politik bërjes është aq primitiv dhe jo efektiv saqe me këtë kuptueshmëri dhe mos interesim dhe mos reagim edhe 20 vite nuk do të lëvizë shumë. Nuk do kemi ushtri as armatim as edhe 10-15 vite se ske si me i blerë pa ekonomi funksionale. Shkollat e spitalet nuk do të rregullohen se për ekonomi si intereso askujt.

Ndoshta bash sot është dashur të ulim normat e interesit se inflacioni ishte 2.8%, secila qeveri normale në botë do ta bënte. Ne do presim ndonjë zyrtar të Brazilit nga IMF të kujtohet pas 10 muajsh dhe të vie të na thotë të zbresim normat e interesit. Ashtu ndodhi kur i rritem. Nuk reaguam dhe rritem normat kur inflacioni ishte 14% vitin 2022 por e rritem tani kur ishte zbritur në 4% e tani hyri në fuqi rritja kur u zbrit në 2.8%. Do të duhej të rriteshin normat kur filloj të rritet nga 5-10% pa e pritur 14% e të uleshin tani…po totalisht mbrapsht ndodhi. Se ne pritem disa zyrtarë nga Kanada të IMF të kujtohen për ne. Asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë lëvizje për xhepin tonë, për ekonominë me të cilën ushqehemi. Për këtë arsye jemi ku jemi me biznes edhe ekonomi. Në shekullin 12.

Të ngjashme