Pagat marramendëse të lojtarëve të Barcelonës

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 10:31 | Nga

Verën e kaluar u raportua se 84 për qind të të ardhurave, Barcelona i shpenzonte për pagat e lojtarëve. Kjo gjendje është përkeqësuar edhe më shumë këtë verë për shkak të lojtarëve të rinj dhe kontratave të reja për lojtarët e mëparshëm.

Barcelona ka arritur marrëveshje me mesfushorin Sergio Busquets për të rinovuar kontratën e tij me klubin. Normalisht, paga e tij në kontratën e re është më e madhe se ajo paraprake. Për më tepër, Barcelona tani i kanë një kontratë të re edhe mesfushorit tjetër, Ivan Rakiticit, përcjell Gazeta Express.

Në rastin e Rakitivit, ishte interesimi i madh prej klubeve të tjera që e detyroi Barcelonën t’i ofronte atij kontratë të re. Ndërsa, Busquetsit i ishte premtuar rritja e pagës nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu. Kjo ngritje e pagës ka bërë që Busquets t’i bashkohet Gerard Piques dhe Luis Suarezit në shkallën e dytë të pagave në Barcelonë.

Të gjitha këto kanë bërë që shuma e shpenzuar nga katalonasit për paga të rritet edhe më shumë. Verën e kaluar, 84 për qind e të ardhurave shpenzoheshin për pagat e lojtarëve.

Për shkak të kontratave të reja për Busquetsin, Rakiticin, Lionel Messin, Piquen, Sergi Roberton dhe Samuel Umtitin, si dhe për shkak të transferimeve të reja gjatë afatit kalimtar, Barcelona do të shpenzojë edhe më shumë për pagat e lojtarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme