Pak fjalë për sulmet e Lumir Abdixhikut ndaj medieve dhe analistëve

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 12:20 | Nga Imer Mushkolaj

Analistët nuk i kanë faj Lumirit pse nuk di të bëjë opozitë, as pse e mendon veten më të fortë se që është në realitet.

Nuk i kanë faj as pse ata nuk flasin për LDK qysh ai ka dëshirë.

Lumiri, ashtu si pushteti, ka qef “me i kapë” gazetarët, analistët, mediat. Atë e nervozojnë analistët që mendojnë me kokën e vet, që janë profesionistë, që nuk kanë interesa.

Lumiri vetë ka qenë analist. Por, mbase nuk e di se si është të thuash atë që mendon, pa pasë asnjë interes. Pa pasë borxhe me la.

Lumirin e nervozojnë analistët që nuk punojnë as me direktiva të pushtetit, as të opozitës.

Lumiri është veç një kryetar partie – falë Isa Mustafës. I duhet kohë të bëhet lider.

Atë e nervozojnë të vërtetat për opozitarizmin e lodhtë të tij, të vërtetat për skandalet në Komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga partia e tij.

Lumiri duhet të reflektojë dhe të heq dorë nga sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Ai duhet ta kuptojë se betejën e ka me Albinin, jo me analistët.

Të ngjashme