Grupi Parlamentar i PDK-së është mbledhur në për të diskutuar edhe njëherë për seancën e sotme e cila është quajtur e jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës është votimi i demarkacionit.
Deputeti Bekim Haxhiu tha se PDK është unike sa I përket demarkacionit.
Edhe pse ende nuk dihet se si do të votojë deputeti I kësaj partie Nait Hasani, Haxhiu është i bindur se edhe ai do të ketë qëndrim të njëjtë me kolegët e tij deputetë.
Tri herë është tentuar të mbahet seancë për demarkacionin por që ajo kishte dështuar për shkak se nuk kishte kuorum.
Kundër demarkacionit deri më tani janë deklaruar deputetë të Listës Serbe, VV-ja, deputetët e ndarë nga VV që tashmë kanë formuar Grup të ri parlamentar si dhe deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi.