Pakistanezët kapen në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 12:58 | Nga

Tre persona me kombësi pakistaneze janë ndaluar në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht midis fshatrave Kakavijë dhe Vrisera.

Doganat bëjnë me dije se ata po ecnin në largësi 10-15 metra nga njeri-tjetri duke kontrolluar aksin për të hyrë në rrugën nacionale.

Grupi i Antikontrabandës Doganore, ndërhyri dhe ndaloi tre personat e dyshuar me kombësi pakistaneze duke ia dorëzuar për veprime të mëtejshme Policisë Kufitare, Kakavijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme